Ancelotti: Më lejoni të shkoj te Reali!

Carlo Ancelotti u ka bërë të qartë vendimin e tij skuadrës së PSG-së për të drejtuar Real Madridin. Trajneri italian i ka lutur drejtuesit e skuadrës që ta lënë të shkoj në Real sepse është vullneti i tij.
Sipas mediave franceze, Ancelotti ka pranuar ofertën e Realit dhe se mbetet vetëm për tu zyrtarizuar lamtumira me PSG-në.
Edhe drejtuesit e skuadrës franceze janë të pajtimit për largimin e tij pasi që pronari i skuadrës ka thënë se nuk do të mbajë në skuadër askënd pa dëshirën e tij./indeksonline/