Moyes sot te United, 41 ditë me herët

David Moyes sot është parë në ambientet e Manchester United. Pasardhësi i Alex Ferguson ka bërë një vizitë surprizë te skuadra e re, vizitë e cila po vlerësohet si nisje e punës së tij.
Por nëse llogaritet në kontratën e tij, i bie se Moyes e ka filluar punën 41 ditë më herët pasi që zyrtarisht ai do të jetë trajner i Man United që nga data 1 korrik.
Sipas mediave angleze, Moyes ka nisur që tani projektin me skuadrën e madhe angleze, ndërsa vizita e tij mund të jetë bërë edhe për të bindur Wayne Rooneyn për të qëndruar te kjo skuadër./Indeksonline/