Mazzarri e lavdëron Behramin

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri e ka lavdëruar përforcimin më të ri, Valon Behrami. Mesfushori kosovar bëri paraqitje të shkëlqyeshme në një ndeshje miqësore me Bayer Leverkusenin, por u shqua edhe në stërvitje, ku ishte mjaft aktiv.
“Është shumë më përpara, në krahasim siç e prisja. Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik”, ka thënë trajneri italian për uebfaqen napolisoccer.net.
Ish futbollisti i Veronës, Lazios, West Ham Unitedit dhe së fundmi i Fiorentinës, ka shfaqur lojë të mirë edhe në ndeshjen e dytë në fanellën Azzurri, në duel me Bordeaux.