E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cassano do të mbetet në Milan

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit Antonio Cassano gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi italian spekulohet se dëshiron të braktis gjigantin milanez i pakënaqur me vendimin e klubit për shitjen e dyshes Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva. Por, Allegri ka insistuar se pret që Cassano të qëndrojë në San Siro.

“Cassano do të mbetet. Ai ndihet mirë dhe është duke punuar intensivisht për fillimin e sezonit të ri”, deklaroi Allegri për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›