Mbahej ne "arrest shtepie", Apeli e rikthen ne qeli te denuarin me 20 vjet
Vlore - Denohet me 16 vjet burg nga gjykata e Apelit te Vlores, Elton Gerdhuqi. Pas anulimit te vendimit per tre here radhazi ai eshte derguar serish ne burg, ku do te vuaje pjesen e mbetur te denimit. Policia e Vlores ka bere te mundur ekzekutimin e vendimit te gjykates se Apelit te Vlores, ne ngarkim te Elton Gerdhuqi, 37 vjec lindur dhe banues ne fshatin Bestrove te rrethit te Vlores. Elton Gerdhuqi eshte arrestuar ne baze te urdhrit te nxjerre nga gjykata e Apelit te Vlores, e cila e ka denuar ate me 16 burg. Gerdhuqi akuzohet per vepren penale te vrasjes dhe ate te armembajtjes pa leje, te konsumuar ne vitin 2001. Sipas gjykates se Apelit, Gerdhuqi eshte cmuar fajtor per vrasjen e Xhezo Brakas, punonjes i nje pike karburanti prane fshatit Cerkovine, ne rrugen nacionale Vlore-Fier. Elton Gerdhuqi se bashku me dy persona te tjere ne vitin 2001 kane shkuar per te furnizuar makinen me karburant ne nje karburant prane fshatit Cerkovine, ku punonjes ishte Xhezo Braka. Mbasi kane furnizuar makinen Elton Gerdhuqi dhe dy shoket e tij, nuk i kane dhene leket e karburantit te marre, punonjesit dhe pasi kane debatuar me Braken, ky i fundit ka hyre ne godine e tij ka marre nje cifte qe mbante dhe ka dale jashte. Ne kete kohe Elton Gerdhuqi ka dale nga pas godines dhe ka qelluar me pistolete Braken nga pas, duke e lene te vdekur ne vend dhe me pas jane larguar nga vendi i ngjarjes. Te tre personat e perfshire ne ngjarje u arrestuan. Dy bashkepunetoret e Gerdhuqit u denuan per akuza te tjera, por per shkak te skadimit te afateve te paraburgimit, Gerdhuqi del nga burgu duke e lene me arrest shtepie dhe ruhej me punonjes policie qe nga momenti i marrjes se mases se sigurise me arrest shtepie. Gjyqi ndaj tij ka vazhduar ne gjykaten e Shkalles se Pare e cila e denoi me 20 vjet burg, me akuzen e vrasjes dhe armembajtje pa leje, por gjykata e Apelit e ka anuluar kete vendim dhe ka rikthyer gjykimin perseri ne Shkallen e Pare.
O. Hila
O. Hila