E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrjeta e hekurt", dosja shkon ne gjykate

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda ka mbyllur hetimet ndaj 11 te pandehurve te akuzuar per "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit" ne formen e grupit te strukturuar kriminal. Te pandehurit e kesaj dosjeje jane Pjeter Tusha, Paulin Markaj, Ndrek Preci, Altin Gjeloshaj, Ardian Marku, Lek Frroku, Dilvar Hajdini, Aleksander Malaj, Rexhep Cuku, Gezim Tafaj dhe Ardian Corri. Ata raen ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Rrjeta e hekurt". Prokuroria e Krimeve te Renda ne daten 7 gusht te vitit te kaluar ka regjistruar procedim penal numer 50, bazuar ne materialet e sjella nga Karabinieria e Rajonit Friuli-Veniezia -Gurilia Itali, ne te cilen i kerkohej ndihme autoritete shqiptare per zbulimin e nje veprimtarie kriminale ne vendin tone. Nje dite me pas me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda eshte vene ne pergjim i pandehuri Ardian Corri. Ne kerkesen per gjykim behet me dije se nga pergjimet telefonike te pandehurit Ardian Corri ka rezultuar se ai ne bashkepunim me te pandehurin Gezim Tafaj dhe me shtetas te tjere te huaj, organizonin dhe realizonin dhenien e ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit shteteror me qellim fitimi. Sipas prokurorise kalimi realizohej nga vendi yne per ne Itali. " Nga bisedimet telefonike te kryera mes dy te pandehurve, rezulton se ata kane bisedua dhe realizuar transportimin e shtetasve te ndryshem shqiptare, nepermjet kufijve shteterore te Malit te Zi drejt Kroacise dhe me pas ne Slloveni me destinacion Italine", sqaron prokuroria. Keta dy te pandehur gjate kohes qe kane qene ne pergjim, sipas prokuroris, kane nisur dy ose tre here disa shtetas per te kaluar per ne Mal te Zi me destinacion Italine. Mesohet se personat grumbulloheshin nga te pandehurit Tafaj dhe Corri ne vendin e quajtur "Zogu i Zi" ne kryeqytet. Me pas ata transportoheshin nga i pandehuri Rexhep Cuku per ne fshatin Bajze te Malesise se Madhe dhe prej ndej kalonin kufirin me mjete nga me te ndryshmet. Transportimi i klandestineve per ne Mal te Zi kryhej nga i pandehuri Aleksander Malaj. Me pas ata priteshin ne Slloveni nga shtetasi Azem Munishi, i cili i transportonte deri ne Udine te Italise. Nga hetimet ka rezultuar se Tafaj dhe Corri kane ndryshuar menyren e transportimit te klandestineve, nga kalimi tokesor nepermjet atij detarit, pikerisht me gomone. Sipas prokurorise nje veprim i tille eshte ndermarre me daten 10 janar te ketij viti, rreth ores 20:00 ne grykederdhjen e lumit Mat. "Per te siguruar dhe organizuar kete udhetim per dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me skaf nga plazhi i Patokut ne drejtim te Italise ata kane bashkepunuar me te pandehurit Didaver Hajdini, Lek Frroku, Ardian Marku, Altin Gjeloshi, Ndrek Preci, Paulin Marku, Pjeter Tusha. Prej tyre u siguruan dhe u nisen 44 persona kundrejt shumes prej 3900 euro per cdo shtetas, sipas nje marreveshjeje te meparshme", thuhet me tej ne kerkesen per gjykim. Largimi i ketyre personave nuk u realizua, pasi u pengua nga Guardia di Finanzia, e per rrjedhoje te pandehurit i hodhen klandestinet ne det, 35 prej te cileve jane edhe deshmitare ne kesaj dosje.

Aksidenti, zbuloi nje prej trafikimeve

Nje nga ngjarjet e provuara nga prokuroria per kalimin e klandestineve eshte ajo e dates 15 tetor te vitit 2007. Sipas prokurorise i pandehuri Rexhep Cuku ka derguar nga Tirana per ne fshatin Bajze te Malesise se Madhe, me automjetin e tij me targe TR1528 L kater shtetas, si dhe kane qendruar ne bar kafe "Dardha" deri sa ka mberritur i pandehuri Aleksander Malaj. Te kater klandestinet kane hipur ne automjetin tip Mercedes Benz me ngjyre te bardhe me targa TR 42-93 J dhe jane drejtuar per ne Han te Hotit. Me daten 18 i pandehuri Corri bisedon serish me te pandehurin Cuku per te transportuar tre shtetas nga Zogu i Zi per ne fshatin Bajze. Por rruges per ne Malesi te Madhe Cuku ka pesuar nje aksident duke u perplasur me nje motociklete. Ai se bashku me klandestinet jane shoqeruar ne komisariat, duke dhene destinacione te rreme per udhetimin e tyre. Por bisedat telefonike kane zbardhur edhe kete trafikim te radhes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›