Mbahen zgjedhjet e pjesshme në 9 komuna
UPDATE- Procesi i votimit u zhvillua dje në 9 nga 10 komunat ku nuk ishte votuar gjate zgjedhjeve te 8 majit, apo ishin shpallur te pavlefshme. Nga raportuesit ne terren eshte verejtur nje pjesëmarrje e ulët në këto zgjedhje, ndërsa procesi i votimit eshte zhvilluar normalisht
Votimi është anuluar në Komunën Shalë të qarkut të Shkodrës, si pasojë e mbërritjes me vonesë të materialeve zgjedhore.
Pas mbylljes se qendrave te votimit procesi i numerimit ka ecur pa probleme. Ne nje pjese te komunave ka përfunduar numerimi, ndersa ne disa te tjera vazhdon.
Sipas vendimit të miratuar nga KQZ, zgjedhësit e komunave Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), të komunave Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komuna Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër), do të votonin për kandiatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës.
Në dy komuna, Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 7 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor. Është rreth 36 mijë numri i votuesve që kishin të drejtë të marrin pjesë në këtë proces të pjesshëm zgjedhor, ndërsa kane qendruar te hapura 102 qendra votimi.