Olli per ABC News Zgjedhje normale ne 9 komuna ne Shale do kete rivotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori masa në të 10 qendrat e votimit ku u zhvilluan zgjedhje ditën e sotme.
Një fakt të tillë e pohoi gjatë një lidhje direkte me studion e “ABC News”, zëdhënësi i këtij institucioni, Leonard Olli, sipas të cilit, sfida e këtyre zgjedhjeve ishte sjellja e subjekteve politike.
Ai foli gjithashtu edhe në lidhje me komunën Shalë, ku nuk u zhvilluan dot zgjedhjet.
“Në Shalë s’u arritën të emëroheshin anëtarët dhe prandaj aty do të ketë një rivotim”, tha ai.
Duke shtuar se në 9 komunat e tjera, zgjedhjet u zhvilluan normalisht.
“Mjetet zgjedhore u shpërndanë me helikopter, kurse në Shllak dhe Finiq, pati problem me vulën zgjedhore”, shtoi Olli.
Duke përfunduar se raporti i OSBEODIHR-it, për procesin e sotëm zgjedhor, do të publikohet pas përfundimit të rezultatit.