E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Thaci Shqiperia mbeshtet integritetin terriotorial te Kosoves

Kryeministri Berisha ka drekuar me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Dhërmi.

Tema kryesore e bisedimeve mes dy kryeministrave ka qenë çështja në veri të Kosovës.

Kryeministri Berisha edhe një herë ka theksuar se qeveria shqiptare mbështet integritetin terriotorial të Kosovës, qeverinë e Kosovës.

Po ashtu, gjatë drekës Kryeministri ka theksuar se dënon aktet kriminale të falangave të serbo-mëdhenjve.

Javën e kaluar qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e embargos me Serbinë si shenjë reciprociteti pas marrëveshjes së CEFTA-s dhe tregëtisë së lirë.

Menjëherë pas këtij vendimi policia e Kosovës mori nën kontroll pikat doganore më të ndjeshme 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.

Serbët të pakënaqur me këtë veprim të qeverisë së Kosovës dogjën pikën 1 e cila më pas o kontrollua nga KFOR-i.

Kjo situatë e tensionuar në veri është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›