Topi u uron myslimaneve Ramazanin Agjerim te lehte
Me anë të një mesazhi publik, ai u uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, agjërim të lehtë, mbarësi e begati në familjet e tyre.
”Në këtë Muaj të madhërueshëm, solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke na bërë të afërt me njëri-tjetrin për të nndarë jo vetëm gëzimin e besimin në vlerat fetare e njerëzore, por edhe për të kremtuar festat së bashku, pavarësisht besimeve të ndryshme.
Muaji i Ramazanit është një provë e vetëpastrimit shpirtëror e një dëshmi e përkushtimit të pastër e të vërtetë ndaj fesë islame kur ju nxirrni edhe më në pah vlerat më të spikatura njerëzore të mirësisë dhe përkrahjes, dashurisë dhe sakrificës për të afërmit e për të gjithë njerëzit në nevojë.
Toleranca dhe harmonia fetare, bashkëjetesa paqësore mes feve e kanë shndërruar kombin shqiptar në një shembull të rrallë në botë të këtyre vlerave sa njerëzore dhe shpirtërore.
Këto vlera evidentojnë dhe konsolidojnë besimin e shoqërisë sonë tek një e ardhme e sigurtë për të gjithë kombin, të ngritur mbi vullnetin dhe dëshirën e qashtër të secilit prej nesh për të qenë bashkë në ditë të mira e në ditë të vështira, në dhimbje dhe gëzim, sot e mot duke i bërë kështu një shërbim të madh edhe brezave që do ta trashëgojnë këtë pasuri të paçmuar në të ardhmen.
Qoftë i lehtë për ju ky muaj agjërimi! Zoti ju ndihmoftë në këtë ritual të shenjtë dhe ju dhëntë shëndet, forcë e besim për ta përmbushur më së miri atë! Ju uroj nga zemra lumturi dhe begati në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar!”, thotë mesazhi i kreut të shtetit.