Mbahet konferenca “Filozofia në dialogun e kulturave”
E organizuar nga Departamenti i Filozofisë i Fakultetit të Shkencave Sociale, konferencën e përshëndetën Ministri i Arsimit Prof. Dr. Myqerem Tafaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave Prof. Dr. Gudar Beqiraj, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Dhori Kule, Rektori i Universitet Aleksandër Xhuvani të Elbasanit Prof. Dr. Liman Varroshi dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Dr. Theodhori Karaj.
Seancën e parë të ligjëratave e hapi Shefi i Departamentit të Filozofisë Prof. Ass. Dr. Gjergji Sinani me temën “Refleksion filozofik mbi kulturën në perspektivën e Claude Levy Straus”, ndërkohë që ndërmjet referuesve të tjerë mund të veçojmë Prof. Dr. Edmond Dragotin, Prof . Dr. Gjergji Pendavinjin dhe Dr. Adriana Anxhakun.
Referatet e dymbëdhjetë referuesve të kësaj konference u shoqëruan me diskutime nga vetë referuesit por edhe të pranishmit.
Është hera e parë që në vendin tonë organizohet një konference e të tilla përmasave me rastin e ditës Ndërkombëtare të Filozofisë.