Kishë në mes të fshatit krejtësisht me musliman
pohuan banorët e Oktisit, duke mos fshehur që për këtë strategji kanë gisht edhe institucionet shtetërore dhe Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM).
Peticioni i grupit të qytetarëve nga fshati Oktis, për ndalimin e ndërtimit të kishës në qendër të fshatit, në vendin e quajtur “Gumenja”, është nënshkruar nga mbi 250 familjarë, që është vetëm një pjesë e banorëve të Oktisit, e nëse ka nevojë do të sjellim edhe të tjera nënshkrime- shkruan në peticionin e nënshkruar nga kryetari i grupit të qytetarëve të Oktisit, Sulejman Kallçinoski.
“Provokimi i kësaj kishe, është provokim tipik, sepse në afërsi nuk ka asnjë shtëpi, asnjë familje krishtere. Shtëpia, dhe familja më e afërt krishtere, nga vendi ku dëshirojnë të ndërtojnë kishë, është larg më së paku 500 metra, ndërsa në vetëm 3-4 metra larg atij objekti provokativ jemi ne muslimanët”, pohuan banorët e Oktisit, duke mos fshehur që për këtë strategji kanë gisht edhe institucionet shtetërore dhe Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM).
Kjo ka shkaktuar reagim të banorëve të komunitetit musliman në Oktis, të cilët u shprehën se tani kanë problem edhe me vetë banorët muslimanë, të cilët reagojnë ashpër, në kundërshtim për të ndërtuar objekt fetar krishterë në pjesën e banuar ekskluzivisht me musliman, duke e konsideruar vetëm e vetëm provokim e jo nevojë të jetës fetare.
Banorët e Oktisit, pohuan se kjo “kishë”, deri në vitin 1974, as që ka ekzistuar. Në vitin 1974, krejtësisht pa leje, kanë vënë një kuti, ku kanë ndezur qirinj. Më pas, atë kanë bërë me mure, po ashtu pa leje. Në vitin 1997, përsëri kanë ndërhyrë dhe e kanë zmadhuar duke shtuar hapësirën, po ashtu pa kurrfarë leje, pa kurrfarë pëlqimi, pa kurrfarë dokumenti.
“Avokati Publik në vend se të mbrojë pronën shtetërore, hapësirat e fshatit, për tu mos uzurpuar nga kushdo qoftë, ai mbron uzurpatorët, duke e ditur se nuk posedojnë asnjë dokument pronësie, apo leje ndërtimi” pohuan banorët oktisar.
Me marifetllëkun që bënë banorët krishterë, për të bërë provokimin e radhës, kanë bërë kërkesë në komunë, “për meremetimin e objektit të kishës”, ndërsa qëllimi është që ky objekt të ndërtohet krejtësisht i ri, me dimensione shumë më të mëdha dhe me lartësi prej 5 metra, sepse objektin e vjetër e kanë prishur tërësisht, që ishte afro 2 metra.
Banorët e Oktisit pohuan se përkundër reagimit dhe papajtueshmërisë së tyre, megjithatë do të “pajtohen” me ndërtimin e kishës, po qe se dëshmohet pronësia e lokacionit me tapi ose dokument tjetër valid. Autoritetet komunale në Strugë, për momentin e kanë stopuar lejen e ndërtimit, për të përsëritur procedurën e dhënies së lejes, duke marë ose jo pëlqimin edhe të fqinjëve, me kusht që të dëshmohet edhe pronësia e tokës-lokacionit ku synojnë të ndërtojnë kishën.
Banorët e Oktisit, njëzëri pohojnë se ky është vetëm provokim mbi baza fetare dhe fare nuk ka të bëjë me nevojë për objekt fetar, duke mos pas asnjë besimtar krishterë në afërsi më të vogël se 500 metra dhe se ky provokim mund të ndikojë në marrëdhëniet ndërfetare dhe ndërnacionale jo vetëm në Oktis por edhe më gjerë, që rrezikon edhe qetësinë dhe stabilitetin në këtë pjesë të Maqedonisë. Banorët e Oktisit, shtrojnë pyetjen në formë kundërpërgjigje: a do të lejojnë krishterët, që në lagjen krejtësisht krishtere, të ndërtohet një xhami? (INA)