E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do jetë sonte në formë Eva Alikaj?



"Kush ka frikë nga Virginia Woolf", sipas kalendarit zyrtar të Teatrit Kombëtar, duhet të shfaqet në datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor, ora 19:00. Kjo vepër është vënë në skenë nga Kushtrim Bekteshi, një regjisor i ri shqiptar nga Maqedonia. Vepra më e njohur e dramaturgut amerikan Edward Albw do të interpretohet nga aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Helidon Fino dhe Eftiola Laçka. Titulli i dramës nuk ka të bëjë fare me autoren angleze Virginia Woolf, e njohur për idetë e saj në lidhje me emancipimin e gruas në jetën shoqërore. Drama trajton gruan në përgjithësi në ambientin e saj familjar, në luftë me problemet e përditshme, në raport me bashkëshortin dhe dyshimet që lindin në këtë marrëdhënie. Regjisori Kushtrim Bekteshi vlerësohet për talentin dhe pjekurinë e tij profesionale, si edhe nivelin bashkëkohor të inskenimit. Ai ka mbaruar Akademinë e Arteve në Shkup, ku ka marrë mësim edhe nga Slobodan Unkovski. Unkovski është një regjisor shumë i njohur në Ballkan. Në Tiranë ai ka vënë në skenë “Xhaxha Vanjën” e Çehovit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›