E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrimi në “14 kilometra”



Takimi i kësaj të premteje me kinemanë spanjolle do të jetë me filmin “14 kilometra”, dokumentar “fiction” i Gerardo Olivares, që ka si sfond të tij emigrimin. “14 kilometra” është distanca që ndan kontinentin afrikan nga Evropa nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit. Në Afrikë ka miliona njerëz, qëllimi i të cilëve është të hyjnë në Evropë, sepse uria nuk i kupton kufijtë dhe barrierat. Ky film me metrazh të gjatë dëshiron të sjellë pak dritë në hijet e fenomenit të emigrimit. Do të shfaqet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, në orën 19:00, në versionin origjinal me titra në anglisht. Hyrja është e lirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›