E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet konferenca “Zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike”

Instituti ASPEN/Gjermani dhe Ministria e Punëve të Jashtme nisin sot në Durrës, konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)".
 

Fjalën përshëndetëse do ta mbajë ministri i jashtëm Edmond Panariti ndërsa në konferencë do të marrin pjesë, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë Philip T. Reeker, dhe Ambasadori dhe i dërguari special i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë për Europën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s Nikolaus Graf Lambsdorff, etj.
 

Të pranishëm do të jenë dhe zyrtarë nga NATO, BE, ambasadorë, përfaqësues të lartë nga Europa Juglindore të institucioneve zyrtare dhe think-tankeve të ndryshme, deputetë shqiptarë etj
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›