E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet konferenca kombëtare e bibliotekonomisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, organizojnë edicionin e VII të konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë, me temë “Koleksionet albanologjike në shërbim të historisë së Shqipërisë“.

“Gjatë ditës së enjte dhe të premte, në Tiranë, pritet të iniciohen ide, tema e projekte, që hapin rrugë në rrjedhat dhe në zhvillimet e kulturës e të koleksioneve nacionale, si një sprovë promovuese që ka të bëjë me prekjen e strukturave të dokumentimit dhe të informimit në fushën albanologjike”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të konferencës, do të ketë një sërë kumtesash e diskutimesh të rëndësishme për problemet që lidhen me konceptet dhe përmbajtjet bazë të koleksioneve albanologjike. /Kosovapress/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›