E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinhos i trefishohet rroga

Ronaldinho po e vazhdon ‘muajin e mjaltit’ me Atletico Mineiron, që për ta mbajtur atë në ekip edhe në vitin 2013 duket të jetë i gatshëm t’ia trefishojë rrogën.

E përditshmja braziliane UOL Esporte shkruan se presidenti i klubit brazilian nga Belo Horizonte, Alexandre Kalil, po mendon që t’ia ofrojë futbollistit brazilian 350 mijë euro në muaj karshi 115 mijë sa merr në kontratën gjashtëmuajshe që e kishte nënshkruar në muajin qershor, pasi u largua nga Flamengo.

Atletico po e studion mundësinë që në kontratën e re t’i përfshijë edhe disa bonoset për ish futbollistin e Paris Saint Germainit, Barcelonës dhe Milanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›