Mbahet ne fshehtesi funerali i Steve Jobs

Funerali i Steve Jobs, gjeniut të Apple që ndërroi jetë ditën e mërkurë, është kryer pasditen e së premtes në fshehtësi, larg syve të medias.
Kështu të paktën pretendon Wall Street Journal në një shkrim të sajin, duke cituar një burim pranë familjes së Steve Jobs. Burimi tha për Wall Street Journal se është mbajtur nje ceremoni e vogël, me pak njerëz të pranishëm.
Ndërkohë, Apple njoftoi se nuk ka asnjë event publik në program për të nderuar ish-kreun e saj.
Dy ditë nga vdekja e tij, në SHBA ka nisur të flitet për trashëgiminë e Jobs, ku përvec Steve JobsJobs, një libër për fëmijët Bota po e përcjell Steve Jobs-in me dhembshuri Fjalimi drithërues i Steve Jobs milionave, lënë për familjen e tij, Jobs ka menduar edhe për Apple dhe milionat e personave që “varen” nga produktet e saj.
Disa burime nga brenda kompanisë, thanë për Wall Street Journal se janë disa dhjetra projekte të ideuara nga Steve Jobs të cilat presin vetëm materializimin. I njëjti burim thotë se këto projekte mjaftojnë për t’u hedhur në treg për të paktën 4 vitet e ardhshme.
Ndërsa familja e Jobs trashëgon një perandori të vërtetë, një kompani që shikohet si kompania me më shumë vlerë në Shtetet e Bashkuara, e përkthyer në shifra, mbi 7 miliard dollarë.
Një mal me para, që ka pasuar edhe kritikat e atyre personave të cilët mendojnë se si Warren Buffet, Bill Gates dhe Steve Jobs, duhet të sakrifikojnë një pjesë të pasurisë së tyre për bamirësi. Ku i dihet…ndoshta Jobs e ka bërë këtë me anë të testamentit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shkenca Edhe Venusi ka ozon
Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe Venusi, planeti i dytë më i afërt me Diellin, ka një shtresë ozoni që mbështjell atë. Makina elektrike thyen rekordin e shpejtësisë
Makinat elektrike nuk janë ende në gjendje të konkurrojnë me mjetet konvencionale në treg, për shkak të shpejtësisë së tyre ende të ulët, por një problem i tillë mund të zgjidhet shumë shpejt. Uji i Tokës erdhi nga hapësira
Hartley 2 përmban më shumë ujë si ai i oqeaneve tona se çdo kometë tjetër e studiuar deri më sot. Nobeli për Kiminë shkon për shkencëtarin izraelit
Cmimi Nobel në Kimi i shkon një kërkuesi të vetëm, për zbulimin e strukturës së kuazi-kristaleve. Izraeliti Daniel Shehtman nga Instituti i Teknologjisë në Haifa “Technion”, do të marrë 10 milionë krona suedeze, apo 1.1 milionë euro. Asteroidi gjigant drejt Tokës
Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës brenda disa vitesh, informoi gjatë ditës Agjensia Hapësinore Amerikane, NASA.
Lajmet kryesore
Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Libi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh
Zbrazen varrezat e makinave