Mbahet sot Samiti Ukrainë-Europë Juglindore, Spiropali udhëton drejt Odesës

Në qytetin ukrainas të Odesës mbahet sot samiti Ukrainë-Europë Juglindore, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në këtë samit, në fokus të të cilit do të jetë agresioni ushtarak i Moskës kundër Kievit, mbrojtja e sovranitetit të Ukrainë dhe përfundimi i luftës 3-vjeçare, do të jenë të pranishëm presidentë, kryeministra dhe kryetarë parlamentesh nga vendet e Europës Juglindore, si edhe autoritetet e larta shtetërore të Ukrainës.
Samiti i parë Ukrainë-Evropë Juglindore u mbajt në Athinë në gusht 2023, ndërsa samiti i dytë u mbajt në Tiranë më 28 shkurt të 2024-ës.
Në këtë samit u përcollën mesazhe të fuqishme ndërsa u përsërit mbështetja e palëkundur ndaj Ukrainës, dënimi i agresionit rus, thirrja ndaj komunitetit ndërkombëtar për rritjen e mbështetjes ndaj Kievit për liri, pavarësi dhe integritet territorial.
Kujtojmë se dy javë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, të cilin e ftoi gjithashtu të jetë pjesë e samitit të sotëm.
/rtsh.al/