Kryeministri polak Donald Tusk përballet sot me votëbesimin në parlament

Një javë pas kërkesës së bërë nga vetë ai, Kryeministri polak Donald Tusk do të përballet pasditen e sotme (10 qershor) me një votëbesim në parlament.
Kërkesa e Tusk për votëbesim, erdhi pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dy javë më parë. Tusk ka deklaruar se kjo përpjekje e tij, bëhej në funksion të forcimit të koalicionit qeverisës dhe ruajtjes së stabilitetin politik, pas fitores së kandidatit të djathtë opozitar, Karol Nawrocki.
Koalicioni i udhëhequr nga Tusk përbëhet nga parti të ndryshme ideologjikisht, por të bashkuara në synimin për të rikthyer sundimin e ligjit dhe balancat demokratike, pas tetë viteve të sundimit nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS).
Qeveria kishte shpresuar që kandidati liberal Rafał Trzaskowski do të fitonte presidencën dhe do të shmangte një tjetër bllokadë institucionale. Votëbesimi pritet të tregojë nëse Tusk ka ende shumicën për të vazhduar agjendën e tij politike.
Karol Nawrocki, i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi, fitoi zgjedhjet presidenciale të Polonisë, duke mposhtur rivalin e tij pro-evropian Rafal Trzaskoëski.
Nawrocki arriti të siguronte 50.89% të votave në balotazh, ndërsa Trzaskoëski 49.11%. Fitorja e Nawrockit ishte një goditje e madhe për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Donald Tusk.
/rtsh.al/