E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbaj vendin tënd”/ Përplasje mes Xhixhos dhe Nesturit në studio: Opozita të rrijë në qoshe, të kujtojë kohët e vjetra

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, dhe analisti politik Plator Nesturi u përfshinë në një debat mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit QUO VADIS në Vizion Plus.

Gjatë diskutimit, Nesturi u shpreh se qytetarët nuk i besojnë opozitës aktuale, por theksoi se kjo nuk do të thotë se qeveria është e pastër nga korrupsioni.

Ndërkohë Xhixho akuzoi Plator Nesturin se po mundohet të mbrojë qeverinë.

Sipas analistit, problemi kryesor qëndron te politika e vjetër, e cila, siç u shpreh ai, nuk ofron zgjidhje konkrete dhe nuk merr përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Nesturi nënvizoi gjithashtu se opozita vazhdon të mbajë “qoshen e vet” dhe të kujtojë kohët e vjetra, pa sjellë alternativa të reja për qytetarët.

Pjesë nga biseda

Xixho: Sali Berisha ishte pa akuza, ndërsa Ilir Meta u rrëmbye mes ditës.

Nesturi: Ka mundësi, ju lutem. Po flas unë. Mos ndërhy. Mbaj vendin.

Xixho: Mbaj etikën.

Nesturi: Etikën po e kërkoj pra.

Xixho: E di që jeni në hall shumë të madh për ta mbrojtur. Por nuk mbrohet ky korrupsion.

Nesturi: Po kush e ka mbrojtur? Ajo që po them unë, ti s’po e kupton. Kështu që mbaj vendin.

Xixho: Mund ta heqësh këtë fjalë “mbaj vendin”, të lutem.

Nesturi: Këta qytetarë nuk i besojnë kësaj opozite. Por kjo s’do të thotë që s’ka korrupsion nga qeveria. Çështja është në tjetër aspekt. Kjo opozitë po bën lojën e saj. Nuk ka këllqe të marrë përgjegjësi për nesër. Jemi në zhvillime që kanë të bëjnë me të ardhmen e këtij vendi dhe e ardhmja nuk bëhet as duke mbrojtur korrupsionin, por as me këtë politikë të vjetër që nuk sjell asgjë të re. Këtu është çështja. Zgjedhja do vijë nga ajo forcë që i përshtatet më shumë këtij vendi. Dhe këtë rol e bën shumë më mirë kjo mazhorancë, me gjithë defektet, dhe ju vazhdoni të mbani qoshet tuaja, duke kujtuar kohët e vjetra.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›