E Diel, 1 Nëntor 2026

Qiraxhi: Opozita ka dy standarde për SPAK. Xhixho: Ka edhe prokurorë të ndershëm

Protesta e opozitës ka shkaktuar debat mes të ftuarve në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj këtë të martë në Vizion Plus.

Shkak u bë narrativa e ndryshme që përdoret nga opozita për SPAK-un. Për aktivistin e “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, opozita e përgëzon SPAK-un kur godet PS-në dhe e akuzon kur SPAK godet krahun tjetër.

Por për deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në SPAK ka edhe prokurorë të ndershëm.

Pjesë nga biseda:

Qiraxhi: Kryetari i opozitës e cilëson SPAK-un organizatë kriminale.

Xhixho: Jo, e ka përgëzuar.

Qiraxhi: Narrativa është: përgëzojmë ata që godasin PS-në dhe godasim ata që na godasin ne.

Xhixho: Jo, nuk është kjo, pasi ka edhe prokurorë të ndershëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›