“Mbajtem premtimin, 4 mld dollare investime ne 5 vjet” Qamil Xhani
Kryeministri Sali Berisha tha dje se investimet e huaja ne vend kane njohur rritje gjate viteve te fundit. Ne mbledhjen e qeverise, kreu i mazhorances eshte ndalur ne raportin e organizates UNCTAD te Kombeve te Bashkuara, e cila e rendiste Shqiperine ne vendet kryesore per nivelin e investimeve te huaja direkte ne rajon. Berisha deklaroi se gjate 5 viteve te qeverisjes se tij, ne Shqiperi jane investuar mbi 4 miliarde dollare, ndersa eshte i vetmi vend ne rajon qe ka ende rritje te ketyre investimeve. “Ne 5 vite te marra se bashku, nga 2006 deri ne 2010, investimet e huaja direkte ne Shqiperi ishin mbi 4 miliarde dollare. Vetem ne vitin 2010 me shume se 1 miliarde dollare u investuan. Nje nga premtimet tona themelore ishte shnderrimi i Shqiperise ne vendin me terheqes per investimet e huaja dhe me gjere, kjo sot eshte realitet. Shqiperia e vitit 2010 eshte i vetmi vend ne rajon me rritje te investimeve te huaja”, u shpreh Berisha. Duke u ndalur ne rritjen e nivelit te investimeve, kreu i mazhorances ka theksuar dhe faktin se investitoret e huaj kane besuar investimet e tyre ne vend, pavaresisht ngercit politik dhe protestave te opozites. “Imagjinoni se cfare ndikimi negativ kane pasur protestat ne Tirane, cfare ndrojtje kane krijuar ato. E megjithate, ajo qe eshte themelore eshte se ato nuk kane arritur te lekundin besimin e investitoreve te huaj tek Shqiperia. Kater miliarde dollare investime, ne nje hark te tille te shkurter kohor, kane vlere ne rrafshin moral e te besimit sa 40 miliarde dollare. Shqiperise i besojne dhe ky eshte edhe mesazhi me i fuqishem. Shqiperia besohet, sepse te vendosesh projektet e tua, endrren tende, qe ne shumatore vjen me 4 miliarde dollare, nuk ka besim me te madh qe mund te tregosh per nje vend”, tha Berisha. Ai i ndal edhe ne hapesirat qe krijon kryeqytetit i vendit, si zona me e rendesishme ekonomike dhe ku jane perqendruar kapitalet kryesore. Ai u shpreh se riorientimi i Tiranes ndaj investimeve te huaja direkte do te sjelle dhe shtimin e investimeve. “Jam shume optimist qe me riorientimin e bashkise se Tiranes, e cila eshte lokomotiva e zhvillimit te vendit, ne nje bashki te bazuar mbi tregun e vlerat e tij. Ne rast se 11 vite, qytetaret e Tiranes nuk kane degjuar as edhe nje here te vetme fjalen investimet e huaja direkte ne kryeqytet, per arsye tashme te njohura te nje klientele te ngushte qe kerkonte qe cdo hapesire e cdo gje ta dispononte per vete dhe shpallte antikombetare cdo perpjekje, kjo situate merr fund”, tha Berisha. Ai shprehu bindjen se me ekipin e ri drejtues, Bashkia e Tiranes do te kthehet ne nje lokomotive te investimeve te huaja. “Kryetari i ri i bashkise dhe ekipi i tij ka te gjithe vullnetin dhe potencialet per ta shnderruar bashkine e Tiranes ne nje lokomotive te shpejte te thithjes se investimeve te huaja ne Tirane dhe ne Shqiperi. Por une gjithashtu shfrytezoj rastin t’u bej thirrje te gjithe kryetareve te bashkive e komunave te vendit qe kete sukses ta kapitalizojne me zotimin per te lehtesuar, ndihmuar, ftuar e mbeshtetur investimet me perparesi absolute ne komunat e bashkite, ku ata qeverisin”, tha dje ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha.