E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva, pritet marrëveshje mes minatorëve dhe ACR-së

Greva e urisë së minatorëve të Bulqizës ka hyrë në ditën e 11-të saj, ndërkohë që sot pritet të arrihet një marrëveshje mes minatorëve dhe përfaqësuesve të firmës ACR.
 

Përfaqësues të firmës pritet të shkojnë sot në Bulqizë për t`u ulur në tryezë me kreun e konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla dhe me kryebashkiakun Roland Keta pas ftesës së këtij të fundit për të nisur bisedimet mes palëve.
 

Kompania ACR iu përgjigj pozitivisht dje ftesës publike të kreut të Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta dhënë për “Ora News” për të ulur në tryezë me përfaqësues të minatorëve.Përfaqësues të firmës deklaruan se janë të gatshëm të ulen në një tryezë me minatorët për të negociuar lidhur me kerkesat e tyre.

Minatorët nga ana tjetër janë shprehur gjithashtu të gatshëm për tu ulur në bisedime me minatorët. Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kolë Nikollaj tha se minatorët nuk do të braktisin grevën deri sa të ketë një marrëveshje të firmosur mes palëve.

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar. Dy ditë më parë dy minatorë kanë lënë grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore ndërsa pas daljes së tyre, aktualisht në thellësinë 1400 metra nën tokë vazhdojnë grevën e urisë 13 minatorë. Ata shpehen të vendosur për të vazhduar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
 

Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›