E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande digjen 4 hektar toke

Qyteti i Fierit është përfshire nga 5 vatra zjarri, si rezultat i së cilës ka gjetur vdekjen një person. Ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Në fshatin Kallm, flakët e zjarrit rrezikojnë edhe një pus nafte. Ndërkohë që edhe në fshatin Vajkan, Qafë Shkozë, Gjorgosë dhe Pocem janë rregjistruar flakë zjarri.

Pas rasteve të rënies së zjarrit në Lushnje, edhe në Sarandë jane regjistruar raste zjarri. Zona pyjore poshtë fshatit Llazat dhe Cerkovic të komunës Ziver është përfshirë nga flakët e zjarrit duke djegur rreth 3 deri në 4 ha sipërfaqe toke.

Sipas përgjegjësit të zjarrefikëses së Sarandës, Rakip Muzhai, në aksion për shuarjen e zjarrit janë përfshirë të gjitha zjarrëfikëset nga Saranda. Ndërkohë që pala greke ka dërguar një avion në zonën e saj në kufi me Shqipërinë për të hedhur ujë për shuarjen e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›