Mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë e paqartë

Lidhur me deklaratën e raportuesit të parlamentit Evropian, Jellko Kacin se do të jetë problem po qe se Serbia i mban zgjedhjet në Kosovë, ai vlerësoi se kjo nuk është pyetje për të cilën Kacin duhet të japë përgjigje.
Sipas tij, Serbia insiston në Rezolutën 1244 dhe për këtë arsye duhet shikuar nëse për zgjedhjet lokale nevojitet patjetër pëlqimi i UNMIK-ut që ato zgjedhje të mbahen, por kur është fjala për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare këtu nuk ka dilema.
Komisioni republikan i Zgjedhjeve (KRZ) në Serbi nuk ka autorizim për të mbajtur zgjedhjet në Kosovë. Kryetari i Komisionit republikan zgjedhor Predrag Gërgiq tha sot se aktualisht Komisioni nga qeveria e Serbisë nuk ka marr autorizim për zbatimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Gërgiq ka deklaruar se zbatimi i zgjedhjeve lokale është punë e komisioneve komunale dhe të qyteteve, por KRZ mundet të merr autorizim nga Qeveria e Serbisë për të zbatuar zgjedhjet. Në qeverinë e Serbisë sot nuk kanë mundur të thonë se a do të bartin autorizimin për zbatimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë në KRZ, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Zëdhënësi i UNMIK-ut Olivije Salagado ka thënë për këtë agjenci, se askush nga Beogradi nuk e ka kontaktuar me misionin e KB, lidhur me organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale që parashihen të mbahen me 6 maj.