Kosovë, qeveria vetëm 22 mijë euro për librin
Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë e Kosovës, drejtuar nga PDK, se i mungojnë në tërësi politikat për librin, prandaj edhe ato për bibliotekat. Gjatë viti 2011, siç theksohet në një komunikatë të LDK-së, nuk është investuar aspak në fushën e publikimit të librit dhe nuk ka pasur asnjë investim për të ndihmuar modernizimin e rrjetit të bibliotekave.
22 mijë euro për librin, sipas partisë më të madhe opozitare, është një shumë e papërfillshme, madje fyese. Me një shumë të tillë mund të paguhet vetëm shtypi i 10 librave me nga 500 kopje. Kjo është shuma më e vogël që është dhënë ndonjëherë për librin në këtë vend.
LDK thekson se projekte të tëra presin dhe nuk po realizohen, meqë mungon vullneti politik i qeverisë e kur mungon ky vullnet, mungojnë edhe fondet.