Hague telefon Metës: Dialogu politik duhet të vazhdojë
LONDER-TIRANE-Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë William Hague uron që të përmirësohet situata politike në Shqipëri. Deklarata vjen nëpërmjet zyrës për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, nga e cila bëhet e ditur se William pati një telefonatë me homologun shqiptar Ilir Meta. Në bisedë, kreu i diplomacisë britanike uroi që situata politikë në Shqipëri të gjejë përmirësim dhe se dialogu politik mes palëve duhet të vazhdojë.
Sipas të njëjtave burime, ministri britanik vleresoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në Rajon dhe iu shpreh kolegut shqiptar se “beson në angazhimin e mëtejshëm të Shqipërisë për Ballkanin”.
Ndër të tjera Hague theksoi se Ballkani, për të si Ministër i Jashtëm i Britanisë përbën një prioritet të madh dhe se Sarajeva do të jetë inkurajimi I madh për rajonin.
(d.b/News24/BalkanWeb)