E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaroi samiti i trojkës së mbrojtjes të BE

Bruksel - Mbaroi samiti i trojkës së ministrave të mbrojtjes të BE. Në mbledhjen e bërë në Republikën Çeke, Kryetaren e Radhës së BE, morën pjesë edhe 5 vende të cilat nuk janë anëtare të BE. Në mbledhje bëhet e ditur se është rënë në dakord që Unioni të bashkëpunojë me NATO-n dhe Kombet e Bashkuara në lidhje me operacionet ushtarake nëpër zonat e krizave.

Pas mbledhjes e cila u bë e mbyllur për shtypin nuk u bë deklaratë zyrtare. Por Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme dhe i Sigurisë i BE, Havier Solana deklaroi se BE do të rrisë aktivitetet e tija ushtarake në zonat si Bosnjë Hercekovina, Çadi dhe Republika e Afrikës së Mesme.

Ndërkohë,bëhet e ditur se BE për herë të parë do të dërgojë në Somali forca për të kryer operacione detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›