E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta viziton Gërdecin

Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i shoqëruar dhe nga Nënkryetarja e.Filloreta Kodra kanë zhvilluar sot një vizitë në Gërdec, në fshatin, ermi i të cilit është përdorur më shumë nga politika shqiptare përgjatë një viti, që kurse ndodhi tragjedi më 15 mars 2008. “Jemi sot këtu në Gërdec, jo vetëm për të vizituar disa nga familjet e viktimave të 15 Marsit të vitit të kaluar, por njëkohësisht jemi këtu, fare pranë kraterit të korrupsionit të qeverisë Berisha, për të kërkuar drejtësi në emër, jo vetëm të shpirtit të atyre viktimave që nuk jetojnë më, por edhe në emër të mospërsëritjes së krimeve të tilla që ndodhin vetëm për shkak të korrupsionit qeveritar dhe shtetëror”-deklaroi Meta, i cili ka shprehu angazhimin e LSI, “që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në vendin tonë, ku jeta e njerëzve të merret për shkak të papërgjegjshmërisë, të moszbatimit të ligjit e akoma më keq për shkak të interesave krejtësisht korruptive”.

Ai ka vizituar disa prej familjeve që kanë humbur anëtarët e tyre në kraterin vullkanik. Meta nuk ka lënë pa akuzuar edhe pjesën tjetër të opozitës e kryesuar nga Edi Rama.

“Jemi këtu për të denoncuar edhe atë bashkëpunim konsensual, i cili arriti deri aty sa pjesa më e madhe e opozitës në Parlament, nuk na dha firmat për të krijuar një Komision Hetimor parlamentar për krimin e Gërdecit. Jo vetëm kaq, por për të denoncuar të gjitha ato marrëveshje që u bënë në këmbim të mbylljes së çështjes së Gërdecit”-tha më tej shefi i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›