E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbarojne certifikatat, gjendja civile ne kaos

Ne zyrat e Gjendjes Civile ne qytetin e Vlores, dje mungonin certifikatat. Qytetaret vlonjate, qe jane paraqitur ne keto sportele jane detyruar te largohen duarbosh, megjithese zyrat ishin te hapura. Ne xhamat e sporteleve ishte ngjitur nje njoftim, ku lajmerohej pezullimi i sherbimit te pajisjes me certifikata per nje afat te pacaktuar, pasi “nuk disponohen formulare certifikatash, furnizim ky qe pritet te mberrije nga Ministria e Brendshme”.
Disa prej qytetareve jane shprehur dje, per “Koha Jone”, se mungesa e certifikatave eshte nje problem serioz, qe i pengon ne aktivitetin e tyre te perditshem. “Une kam ardhur te marr nje certifikate personale per pension, thote nje qytetare. Nese nuk kam certifikate, nuk marr dot pensionin. S’di si t’ia bej. Po rri ketu, por me kot. Keto zonjat ne sportel me thone se nuk mund te marr certifikate, pasi nuk ka formulare”. Nje emigrant, qe jeton e punon ne Greqi, tregon se ka ardhur per te pajisur dy vajzat e tij te vogla me pasaporta. “Ketu nuk te japin as shpjegime. Ne kemi ardhur nga halli e jo nga qejfi. Duhet te mobilizohen strukturat e shtetit, pasi ne na prishet pune e pa certifikate nuk bej dot pasaportat e vajzave, e s’kam si te iki”, thote emigranti, i cili shton se, nese nuk kryen pune shpejt, rrezikon edhe vendin e punes ne Greqi.
Zedhenesja e shtypit prane Bashkise se Vlores, Elona Hodaj, pohoi dje se problemi i certifikatave do te vazhdoje deri ne nje afat te pacaktuar. “Bashkia e Vlores ka njoftuar zyrtarisht tre jave me pare institucionin e Prefektit te Qarkut, Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile dhe struktura te tjera te Ministrise se Brendshme ne lidhje me certifikatat qe ishin drejt fundit, tha zedhenesja Hodaj. Pergjigjja e institucioneve shteterore ishte se problemi eshte krijuar si rezultat i procedurave te tenderimit te certifikatave dhe me tej te kolaudimit te tyre”. Zedhenesja thote se ende nuk dihet se sa kohe do te zgjasin veshtiresite per qytetaret, pasi nuk ka njoftim zyrtar per daten e furnizimit te pritshem.
Shkoder, sa mund per te marre nje certifikate
Duhet mjaft mund dhe sakrifica te marresh ne qytetin e Shkodres nje cope leter te rralle me emrin “certifikate”. Ne te vetmin sportel te qytetit, me 130 mije banore, ku shperndahet malli i vecante, radha eshte me e gjate se ne dyqanin e mishit ne kohen e diktatures. “Rradhembajtja” eshte shnderruar ne nje profesion fitimprures per te papunet, te cilet te shesin per 500 leke nje vend prane sportelit. Perndryshe duhet te harxhosh nje dite pune pa ditur nese do te arrish te marresh ne dore letren e cmuar. Mund te ndodhe qe te mberrije ora 12:00, te jesh fare prane sportelit dhe ai te mbyllet, pasi ka mbaruar orari zyrtar. “Ejani neser!” eshte refreni qe degjojne cdo dite dhjetera qytetare, ndersa kane kaluar ore te tera rraskapitese ne radhen e gjate. Qytetaret thone se ne shume raste jane te detyruar te pajisen me certifikata, edhe pse kjo mund te anashkalohet. Por shume institucione kerkojne certifikata te fresketa, pasi, me sa duket, nuk kane besim ne pasaportat e leshuara nga shteti shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›