E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e Nishani, deshmi per pergjimin

Deputeteve te Kuvendit u jane pergjuar telefonat celulare, por indirekt. Ne kete konkluzion ka arritur deri me sot hetimi i Komisionit te posacem per “Pergjimet e paligjshme te telefonave”. Burime brenda komisionit thane per gazeten se nga kontrolli e informacionet e rezervuara te marra nga institucionet perkatese, rezulton se disa deputeteve u jane pergjuar bisedat telefonike nga Sherbimi Informativ Shteteror (SHISH), por kjo jo sepse jane pergjuar ata personalisht, por personat me te cilet kane zhvilluar biseden. Por, edhe ky veprim i kryer, sipas anetareve te Komisionit, eshte kundra ligjit. Eshte e pamundur qe gjate kesaj kohe te dalin emra konkrete, sipas anetareve te komisionit hetimor. Por shume shpejt, sipas tyre, brenda muajit mars do te perfundoje raporti i hetimit, i cili do te permbaje kontrollet e bera dhe rezultatet e hetimit. Komisioni vazhdon te ankohet per mungese informacioni nga institucionet perkatese, qe cungohen te japin te dhena. Situate qe sipas tyre, kercenon perfundimin e punes hetimore.
Nga ana tjeter, paralelisht me hetimin, Komisioni i Ligjeve vijoi dje shqyrtimin e ndryshimeve ne ligjin “Per pergjimet telefonike”. Ndryshime qe i lejojne edhe Policise se Shtetit te beje pergjime telefonike, jo vetem SHISH. I thirrur per te mbrojtur ligjin dje, ministri i Transporteve e Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, u shpreh se ndryshimet e qeverise nuk sjellin ndonje te re te madhe. Sipas ministrit, edhe me ligjin aktual institucionet qe kane te drejte te kerkojne pergjime telefonike jane SHISH, Policia e Shtetit, por edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem. “Baza e institucioneve te lartpermendura, qe kane te drejten te kerkojne pergjimet e telekomunikacionit, nuk do te preket nga ky projektligj”, tha ministri. Por, sipas opozites ne komision, nuk duhet te lejohet ne asnje menyre qe Policia e Shtetit apo Kontrolli i Brendshem, dy organe ne varesine e ministrit te Brendshem, te marrin te drejten e pergjimeve.
“Duke qene se operatoret qe marrin persiper administrimin e pergjimeve shtohen, atehere hapesirat per te abuzuar jo vetem politikisht, por edhe me te drejtat dhe lirite e njeriut, jane me te medha, dhe ne prandaj jemi kunder kesaj pjese te projektligjit”, tha pas mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura nenkryetari komisionit, Petro Koci. Me vete opozita ne komision ka dhe anetare te mazhorances si Jak Ndokaj i PDK dhe Artur Hasanbelliu i PR, te cilet kerkojne qe te perfundoje me pare hetimi parlamentar per pergjimet e paligjshme, me pas te diskutohen ndryshimet ne ligj. Diten e sotme, komisioni ka thirrur per sqarime te metejshme, drejtorin e SHISH, Bahri Shaqiri dhe ministrin e Brendshem, Bujar Nishani.

Ndryshimet
Kush ka te drejten e pergjimit

Neni 1
Permbajtja e vendimit per pergjim eshte detyrim i SHISH, ose ne seksionin e pergjimeve te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme sipas rastit.
Neni 2
1 - Sektori i Pergjimeve ne SHISH realizon vetem proceset teknike te pergjimit, nepermjet pajisjeve te telekomunikacionit per llogari te institucioneve shteterore informative, pasi eshte marre vendimi per pergjim sipas ketij ligji.
Behet perjashtim vetem per proceset teknike te pergjimit, per llogari te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem, ne Ministrine e Brendshme, te cilet i realizojne ato nepermjet seksionit te tyre te pergjimeve, te atashuar ne sektorin e pergjimeve ne SHISH
2 - Punonjesit e Sektorit te Pergjimeve ne SHISH dhe punonjesit e seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te atashuar ne sektorin e pergjimeve ne SHISH, fillojne marredheniet e punes, pasi njoftohet me pare Prokurori i Pergjithshem.
3 - Realizimi i pergjimit nga Sektori i Pergjimeve ne SHISH dhe seksioni i pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme, behet nepermjet sistemeve te instaluara per kete qellim. Sistemi i pergjimit kurdohere duhet te jete i perbere nga dy pjese, te cilat nuk mund te funksionojne ne menyre te pavarur nga njera-tjetra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›