Mbarojne festat rreth 645 mije nxenes nisen sot mesimin

Tirane 6 Janar NOA - Me mbylljen e festave te fundvitit rreth 645 mije nxenes te arsimit parauniversitar ne te gjithe vendin nisin sot mesimin.
Pushimet e fundvitit filluan per nxenesit me 24 dhjetor 2010 sipas nje kalendari te Ministrise se Arsimit dhe Shkences.
Risia e ketij viti shkollor per nxenesit eshte se gjate gjithe vitit ata do te kete disa periudha pushimesh nga te cilat do te perfitojne edhe mesuesit.
Periudha e pare e pushimeve ishte nga data 27 tetor 2010- 31 tetor 2010 dhe me pas filluan pushimet e fundvitit.
Por nxenesit do te kene edhe nje periudhe te trete pushimesh qe do te nise me 28 mars 2011 dhe do te mbaroje me 3 prill.
Per te gjithe sistemin e arsimit baze parauniversitar ne Shqiperi viti shkollor do te perfundoje me date 10 qershor te vitit 2011.
Klasat e nenta te ketij sistemi do te zhvillojne provimet e lirimit gjate periudhes 15-30 qershor te vitit 2011.
Ne shkollat e mesme viti shkollor nisi me 6 shtator dhe do te mbaroje me 17 qershor ndersa vetem per klasat e 12 mesimi perfundon me 24 maj te vitit 2011.
Qe prej tre vitesh femijet dhe nxenesit jane perfshire ne strukturen arsimore 5-4-3 e ngjashme me sistemin e shume vendeve te rajonit dhe Europes.
n.e/NOA