Prag fushate bashkia riasfalton Rrugen e Kavajes

Qarkullimi vetem ne njerin aks me dy kahe levizjeje. Bllokimi i aksit do te vazhdoje deri ne fundjave
Ne kete fillim viti elektoral kryebashkiaku Edi Rama ka bllokuar befasishem Rrugen e Kajaves per ta riasfaltuar per te dyten here pas kater vitesh. Ashtu si ne 2007-n kjo rruge vetem sa do te asfaltohet nderkohe qe per Bashkine e Tiranes rregullimi i tanishem vjen ne kuader te permiresimit te infrastruktures dhe lehtesimit te ndjeshem te qarkullimit. Fakt ky qe dje provoi te kunderten pasi bllokimi i vetem njerit prej segmenteve te kesaj rruge krijoi trafik dhe kaos ne rruget kryesore te Tiranes. E megjithate kryeqytetasit duhet te mesohen pasi ne deklaraten e djeshme kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama ka njoftuar punime ne akse te tjera ndersa per trafikun ai kerkoi vetedijesim te qytetareve dhe perdorim te makines si qytetare evropiane.
Bllokimi
I pranishem ne inspektimin e punimeve Rama fajesoi Policine e Shtetit e cila nuk menaxhon trafikun. Fajesimet nuk i kane shpetuar as qytetaret ku sipas Rames Tirana nuk do te kishte probleme me trafikun nese kryeqytetasit do te vetedijesoheshin ne perdorimin e makinave. Duke fajesuar per te disaten here qytetaret si krijuesit e trafikut kryebashkiaku ka kerkuar braktisjen e automjeteve. Te gjithe jemi deshmitare qe trafiku ne pjesen me te madhe te qytetit ka ardhur pikerisht nga bllokimet e befasishme dhe te palajmeruara. Te gjitha keto te bera ne emer te punimeve per rehabilitimin e sheshit Skenderbej. Por trafiku do te vazhdoje te jete i pranishem.
Punimet
Shtrirja e punimeve ne njeren prej akseve kryesore te Tiranes eshte vetem fillimi i nje sere nderhyrjesh qe pritet te beje bashkia ne rruget e kryeqytetit ndaj dhe nuk do te jete e cuditshme qe rruga ne se cilen kemi levizur ne mengjes te jete e bllokuar ne dreke pasi bllokimet e befasishme dhe te palajmeruara te Bashkise se Tiranes jane bere metoda pune. Ne menyre krejt te papritur pa asnje lajmerim per bllokimin e rruges qindra qytetare te Tiranes jane gjendur perpara nje rruge ku ndalohet kalimi. Punimet per asfaltimin e rruges jane bere mesditen e djeshme duke devijuar qarkullimin per ne aksin tjeter ku levizja po behet me dy kahe. Rruga e Kavajes do te jete e bllokuar me pjese sipas segmenteve perkatese deri ne fundjave sipas bashkise pritet te mbaroje e gjitha. Nderkohe qe skema aktuale e qarkullimit eshte devijimi ne kryqezimet perkatese ku fillon devijimi duke mundesuar nje levizje me dy drejtime ne nje krah. Po keshtu ne kete rruge jane hequr edhe parkimet. Bazuar ne planin e punes se Bashkise se Tiranes punimet ne rruge do te vazhdojne edhe per disa dite pasi rruga e Kavajes eshte e ndare ne kater segmente dhe asfaltimi i tyre do te jete i pjesshem.
Parkimet
Jo vetem bllokim te rruges per asfaltimin e saj por kalimi i qarkullimit ne njerin aks dhe kalimi ne dy kahe te kunderta ka hequr parkimet. Nga dita e djeshme ne Rrugen e Kavajes nuk do te lejohet asnje parkim. Qindra banoreve te cilet jetojne ne kete zone do tu duhet te sigurojne edhe nje vend parkimi per makinat e tyre pasi ne rruge nuk lejohet. Situata pritet te rendohet akoma me shume gjate diteve ne vijim pasi ne kete rruge gjenden edhe shume institucione makinat e te cilave parkoheshin ne rruge.