Bota pergatitet per luften virtuale
Jetojme ne epoken e revolucionit te informacionit e te teknologjive gjithnje e me te shpejta kompjuterike. Viti 2010 mund te hynte ne historine e botes si viti qe perceptoi edhe dimensionin ushtarak te ketij revolucioni.
Ekziston nje term qe perfshin gjithcka qe ka te beje me militarizimin e hapesires virtuale Stuxnet. Ky program i demshem u shfaq befasisht ne vere ndoshta mbasi e kishte kryer misionin e tij pra sabotimin e qellimshem te programit atomik te Iranit. Ajo cka i cuditi me shume specialistet ishte fakti qe Stuxnet ishte pergatitur enkas per te manipuluar sistemet dirigjuese ne industri. Krijuesit e tij e kane pajisur edhe me nje sere veglash per infektime sistemesh te izoluara komunikimi. Sistemet e sulmuara nga Stuxnet jane instaluar ne te gjithe boten neper reaktore berthamore impiante kimie ose rafineri. Kjo kerkon detyrimisht nje rishikim te analizave te rrezikshmerise eshte i mendimit Stefan Ritter nga Zyra Federale e Sigurise ne Tekniken e Informimit me seli ne Bon. Ne tani kemi deshmi. Nuk kemi te bejme vetem me kercenime fiktive per te cilat flasin ekspertet pas dyerve te mbyllura. Kercenimi eshte real dhe jashtezakonisht i madh e teper i rafinuar - thote ai.
Edhe NATO nderkohe ka reaguar ndaj kercenimeve qe vijne nga universi elektronik pra asaj qe njihet me emrin Cyberspace. Ne samitin e Lisbones ne mesin e nentorit aleanca veriatlantike vendosi nje strategji te re. Ajo i ka deklaruar sulmet e hapesires virtuale nje nga tre kercenimet me te medha te kohes se sotme ashtu si edhe terrorizmi dhe armet e asgjesimit ne mase. Strategjia e re e NATO-s u pergatit nga nje komision nen drejtimin e ish- ministres se Jashtme amerikane Madeleine Albright.
SHBA-te pergatiten per lufte Cyber
Ushtria amerikane nderkohe ka ngritur enkas nje njesi speciale nen emrin Cyber Command ndash qe merret me pushtimin e hapesires virtuale. Luftetaret e universit elektronik udhehiqen nga Gjenerali Keith Alexander i cili njekohesisht eshte edhe shef i Agjencise Kombetare te Sigurise shkurt NSA. Ne qershor 2010 Alexander i skicoi si me poshte detyrat e njesise se tij. Ne jemi pergjegjes per te mbajtur nen kontroll operacionet e perditshme dhe per te mbrojtur rrjetet informative te Ministrise se Mbrojtjes si edhe per planifikimin sistemor dhe te pershtatur integrimin dhe sinkronizimin e te gjitha veprimeve tona ne boten elektronike. Nese e kerkon presidenti ministri i Mbrojtjes ose komandanti i Komandes Strategjike atehere ne kryejme edhe operacione te plota ushtarake cyber ne menyre qe te garantojme lirine e veprimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe aleateve te tyre ne hapesiren cyber. Telekomi duhet te ruante regjistrimet e telefonatave.
Se cfare do te thote kjo konkretisht kete e saktesoi ne fillim te nentorit e perditshmja amerikane Washington Post. Gjenerali i Hapesires Cyber Alexander me kete po kerkon leje qe te sulmoje rrjete kompjuterike ne te gjithe boten ne mbrojtje te interesave te SHBA-ve shkruante ajo. Mbas publikimeve te dokumenteve te fshehta ne platformen e internetit WikiLeaks ithtaret e nje kontrolli me te fuqishem ne internet kane filluar ta ngrene zerin.
Ndalohet memorizimi i telefonatave
Ne Gjermani ceshtja e mbrojtjes se te dhenave trajtohet krejt ndryshe. Qe nga viti 2008 Telekomi gjerman kishte per detyre te ruante ne arkiv per gjashte muaj me radhe informacionet per telefonatat e bera nga klientet mesazhet dhe email-et e derguara si dhe kush kur e per sa kohe ka qene i lidhur me internetin. Me 2 mars 2010 Gjykata Kushtetuese e Gjermanise e shpalli kete praktike ne kundervajtje me kushtetuten. Regjistrimi i pashkak i te dhenave te telekomunikacionit eshte i pershtatshem per te krijuar nje ndjenje te turbullt kercenimi. E kjo e pengon perceptimin objektiv te te drejtave themeltare ne shume fusha argumentoi presidenti i atehershem i Gjykates Kushtetuese. Regjistrimi i te dhenave ishte bere ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit. Prandaj edhe presidenti i Zyres Federale te Kriminalistikes Joerg Zierke mbas vendimit kerkoi rinovimin e ligjit. Na nevojitet me shpejtesi nje ligj i ri qe te mbyllim disa boshlleqe qe jane krijuar ne luften kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit - tha Zierke.
Google Street View hyn ne Gjermani
Se sa e rendesishme eshte per gjermanet ruajtja e sferes personale kjo u pa edhe ne debatin e zhvilluar per kamerat e Google-it. Qe nga nentori aty jane pasqyruar me fotografi 20 qytete gjermane. Por sapo Google e beri te ditur se do ta perfshinte Gjermanine ne sherbimin e tij me emrin Street View - Pamje rruge i pari qe doli para kamerave ishte i ngarkuari i qeverise per mbrojtjen e te dhenave Peter Schaar. Ajo qe na ben skeptike eshte fakti qe kompania e shpalli brenda nje kohe shume te shkurter pa na pyetur e pa na informuar qe me pare. Ne nuk dime as si funksionon ky program e as si duhet ta trajtojme ate. Te gjitha do ti mesojme ne ditet e ardhshme dhe me siguri qe nuk do te kemi asnje mundesi te bejme ndonje ndryshim. Per rrjedhoje Rreth cerek milioni njerez ne Gjermani i anonimizuan fasadat e shtepive te tyre para se te hynte ne perdorim Google Street View.
Por me kete ata ndoshta kane humbur edhe ndonje shans. Sepse depertimi i botes fizike ne ate virtuale nderkohe ka edhe heronj reale. Si per shembull Bob Mewse. Anglezi 56-vjecar nga Bristoli u be i famshem sepse ishte dobesuar me nje te treten e peshes se tij. Kur rastesisht kishte pare ne Street View fotografine e tij dhe ishte tmerruar kur kishte konstatuar se sa i shendoshe qe ishte. Qe ate dite ai kishte filluar te kujdesej me ushqimin e te bente sport. Rezultati 46 kile me pak