Berluskoni pritet të votëbesohet në Parlament

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, sot ballafaqohet me votëbesim në Parlament, për shkak të shqetësimeve në rritje për krizën e borxheve italiane dhe skandaleve personale të tij.
Nëse koalicioni i tij qeverisës i qendrës së djathtë, humb votëbesimin, atëherë Berluskoni duhet të tërhiqet.
Ai tha dje se votimi për mbijetesën e qeverisë së tij është e vetmja mënyrë e besueshme për Italinë, që të dalë nga kriza e saj financiare.