Irak, të paktën 15 të vrarë nga dy shpërthime

Zyrtarët e Irakut kanë deklaruar se nga dy shpërthime, në një lagje shiite në pjesën lindore të Bagdadit, janë vrarë 15 persona dhe janë plagosur afro 50 të tjerë.
Policia tha se një bombë shpërtheu afër një shtëpie në Qytetin Sadër, ndërsa më vonë bomba tjetër shpërtheu gjatë një tubimi.
Nga shpërthimi i dytë dyshohet se janë vrarë 15 persona.
Këto shpërthime ndodhën vetëm një ditë, pasi nga sulmet në Bagdad u vranë së paktën 25 persona.