E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komploti, SHBA kontakte direkte me Iranin

Departamenti amerikan i shtetit  ka deklaruar se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë pasur “kontakt direkt” me zyrtarët e Iranit, lidhur me akuzat amerikane se qeveria në Teheran kishte lidhje me komplotin për ta vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në Uashington.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se ajo thekson se palët janë takuar dje, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

“Nuk do t`ju japë detaje të tjera, por vetëm do të them se ne kemi pasur kontakt direkt me Iranin, për këtë çështje”, u tha mbrëmë reporterëve në Uashington, zëdhënësja Viktoria Nuland.

Regjimi i Iranit ka hedhur poshtë akuzat se ka dorë në këtë komplot dhe ka theksuar se ky është një fabrikim i përpiluar për të krijuar tensione të mëtejshme ndërmjet Iranit dhe vendeve të tjera në Lindjen e Mesme.

Presidenti Barak Obama, në komentet e para publike për këtë çështje, tha se do të kërkoj “sanksionet më të ashpra” kundër Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›