Mbërrijnë në Izrael trupat e viktimave të sulmit në Tuluz
IZRAEL – Katër trupat e viktimave të tragjedisë në Tuluz kanë mbërritur sot në Izrael, të shoqëruar nga vetë ministri i Jashtëm francez Alain Juppe.
Një ceremoni e vogel fetare u zhvillua në aeroportin Ben Gurion të Izraelit, me të mbërritur kufomat, ku merrte pjesë edhe zëvendës/ministri i Jashtem izraelit.
Katër viktimat janë nisur ndërkohë për në Jeruzalem, ku dhe do të prehen përgjithmonë. Rabini 30-vjeçar Jonathan Sandler, fëmijët e tij 4 dhe 5 vjeç u vranë gjatë sulmit të së hënës në shkollën Ozar Hatorah në Tuluz.
Bashkë me ta u plagos rëndë edhe vajza 7-vjeçare e drejtorit të shkollës, e cila ndërroi jetë në krahët e të atit, ndërsa mjekët po tentonin t’i shpëtonin jetën.
(er.nu/news24/BalkanWeb)