Elbasan, tentoi të vrasë pronarin e lokalit, pranga 29-vjecarit
ELBASAN- Vihet sërish një pranga për një tjetër ngjarje 29-vjecari Mirjan Dedja.
Dedja është arrestuar sot nga policia e Elbasanit për tentativë vrasjeje ndaj shtetasit Edmond Stafa, pronar i një lokali në këtë qytet. Një vit më parë Stafa mbeti i plagosur me thikë nga Dedja, pas një konflikti për motive banale.
Dedja ishte një ndër dy të akuzuarit për vrasjen e kamerieres Anjeza Thomai, disa muaj më parë në Elbasan. Pas arrestimit në Tiranë, ai i mohoi akuzat duke e hedhur të gjithë përgjegjësinë mbi shokun e tij Gazmend Selimaj, i cili ndodhet pas kangjellave të burgut.
29-vjecari u lirua nga të gjitha akuzat në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa sot është rikthyer në qendër të vëmendjes me një tjetër arrestim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)