Komisioni i bashkise vendos: Xhamia, te sheshi i Namazgjase Luljeta Ndoka
Komisioni per xhamine, i ngritur nga Bashkia e Tiranes, miraton propozimin e Komunitetit Mysliman per ndertimin e Xhamise te sheshi i Namazgjase. Gjate mbledhjes se djeshme, e cila ka qene vazhdimesi e asaj te 15 marsit, komisioni per ndertimin e xhamise se madhe ka vendosur te pranoje kerkesen e kahershme te Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) per ndertimin e ketij objekti kulti, pikerisht ne sheshin e Namazgjase. Anetaret e Komisionit, i cili kryesohet nga kryetari i Bahskise se Tiranes, Lulzim Basha, dhe ka per anetare specialiste te grupeve te interesit dhe institucioneve te ndryshme vendore e qendrore, kane pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman per ndertimin e Xhamise se madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e Komunitetit Mysliman dhe ku eshte vendosur guri i themelit qe ne vitin 1993. Ne mbledhjen e ardhshme, Komisioni do te diskutoje per menyren se si do te veprohet per projektin e Xhamise, nese do te jete ai i hartuar tashme, do te percaktohet nje arkitekt per te bere nje projekt te ri, apo do te behet konkurs per projektimin e ketij institucioni dhe pas kesaj menjehere, aprovimi i termave te references. Hapat ligjore per ndertimin e Kompleksit te Namazgjase do te ndiqen nga Komisioni i ngarkuar me kete pune, nga Kryesia e KMSH-se ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes. Sipas burimeve nga KMSH, projekti i ndertimit te kesaj xhamie daton qe me 1993, ku u vendos edhe guri themeltar ne prani edhe te kryetarit te atehershem te Bashkise Tirane dhe pas nje kalvari zvarritjesh dhe burokracish, ka arritur sot ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi per mijera besimtare kryeqytetas. Truallit te Namazgjase i eshte marre nje siperfaqe e konsiderueshme nga zgjerimi i rrugeve te Unazes dhe asaj “George Bush”, e cila mbeti pa u kompensuar nga Bashkia. Ne kompensim te kesaj siperfaqeje, Keshilli i Ministrave me dt. 06.04.2011, i ka dhene Komunitetit Mysliman te Shqiperise nje siperfaqe prej 2570.5 metrash katrore, duke e cuar siperfaqen e pergjithshme ne rreth 5.300 metra katrore. Keshtu, sipas ketij vendimi te qeverise, siperfaqja prej 2570.5 m², e ndodhur ne zonen kadastrale 8150, me numer pasurie 1/82, pjese e prones se listuar me nr. 592, me siperfaqe te pergjithshme 6739 m2, ne listen e miratuar me vendimin "Per miratimin e listes se pjesshme te pronave te paluajtshme shteterore, ne Bashkine Tirane, te qarkut te Tiranes", prone shteterore, sipas planit te rilevimit, qe i bashkelidhet ketij vendimi, kalon ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Drejtesise, me qellim ndjekjen e procedurave ligjore qe nevojiten per ndertimin e xhamise "Namazgjaja", per Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Perberja e komisionit, gjitheperfshirese
Komisioni perbehet nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nenkryetari, Sekretari i Pergjithshem, Perfaqesuesi i Komitetit te Kulteve, Perfaqesuesi i Prefektit, i Keshillit te Qarkut, Myftiu i Tiranes, tre perfaqesues se komunitetit te besimtareve te Tiranes, perfaqesues i Institutit te Monumenteve te Kultures, Keshillit te Ministrave, Shoqates “Tirana”, Administratori i Pergjithshem i Bashkise dhe 5 drejtore, tre drejtore te pergjithshem te Planifikimit te Zhvillimit te Territorit, Planifikimit te Menaxhimit te Sherbimeve, Projekteve Strategjike e Investimeve te Huaja dhe dy drejtore te Planifikimit te Territorit dhe i Kontrollit te Zhvillimit te Territorit.