Mberrijne 8 tragete me 10 mije udhetare
Ne portin e Durresit jane shenuar radhe te gjata te emigranteve shqiptare qe vijne per pushime ne vendlindje. Sipas drejtorit te doganes Arben Ibro, deri ne oren 12:00 te dites se djeshme, kane mberritur ne port tete tragete me mbi 10 mije udhetare, si dhe mbi 2000 automjete. Per te perballuar kete situate, jane marra masa ne shtimin e agjenteve doganore, duke vene ne levizje te gjithe administraten. Sipas autoriteteve portuale mesojme se ne oret ne vazhdim pritet te mberrijne edhe pese tragete te tjera, me mbi 5300 udhetare. Festat e fundvitit ka qene arsyeja e mberritjes ne portin e Durresit e nje numri rekord udhetaresh brenda nje kohe te shkurter. Emigrantet u shprehen te pakenaqur me kushtet ne portin e Barit, ku ka pasur keqmenaxhim te situates, pasi udhetaret jane lene jashte dhe ne pritje te gjate pa u dhene shpjegime per vonesa. Ne terminal uniformat e policise kane vepruar ne nje kohe te shkurter duke perpunuar ne pak ore te gjitha tragetet.
Zbarkojne 1 mije persona
Fluks emigrantesh eshte regjistruar edhe ne portin e Vlores gjate oreve te para te dites se djeshme. Ne terminal kane zbarkuar 1 mije pasagjere dhe 420 automjete me tragetet e linjes Brindizi-Vlore. Zedhenesja e Policise Kufitare, Rezarta Mocka, tha se fluksi ka nisur prej disa ditesh. Ne portin e Vlores, pervec gatishmerise se gjithe personelit, kane ardhur edhe perforcime nga "Delta Force". Funksionojne ne total 10 sportele, kater prej te cilave ne kontrollin e automjeteve dhe 6 per kontrollin e pasagjereve. Sipas Mockes, vemendje i kushtohet dokumentacionit dhe pasagjereve qe perpunohen ne sistemin TIM-s, me qellim evitimin e trafikut apo te kalimit te personave te kerkuar. Ne ditet e ardhshme pritet te kete ende fluks te ardhurish ne port, qe do te kerkoje me shume kohe per personelin ne perpunim. Vetem diten e djeshme jane perpunuar dy tragete te medhenj, megjithese e diela njihet si dite pushimi per udhetimet ne Vlore.
O.H.