E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arratia pas krimit, kapet ne rrethim 44-vjecari

Policia nuk arriti te gjente dot ne fshat te dyshuarin per ekzekutimin, Luan Haxhiraj, qe ishte larguar menjehere nga vendngjarja. Ekspertet konstatuan vdekjen e menjehershme te 73-vjecarit, kurse i plagosuri, djali i viktimes, ka rrefyer gjithcka per grupin hetimor, duke zbardhur rrethanat e krimit dhe motivet. Po keshtu deshmi kane dhene edhe familjaret e viktimave, qe rrefyen per perplasjet e here pas hershme me motiv pronesine. Pas identifikimit te autorit, uniformat blu krehen te gjithe zonen perreth dhe pas disa oresh kerkime e kane kapur ne periferi te fshatit duke u perpjekur te arratisej. Burime zyrtare thane se 44-vjecari Luan Haxhiraj nuk ka bere asnje lloj rezistence gjate rrethimit dhe kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale armen e krimit. I dyshuari eshte izoluar menjehere ne paraburgimin e komisariatit te Vlores dhe ndaj tij jane ngritur akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "tentatives se vrasjes me dashje". Gjate marrjes ne pyetje i dyshuari eshte shprehur se e kishte kryer krimin pas nje tronditje psikike te shkaktuar nga dhunimi prej kusherinjve dhe se nuk kishte pasur qellim qe t'i vriste.

Mjeket: I plagosuri ne gjendje te rende

Mjeket ne spitalin e Vlores u shprehen mbreme per gazeten "KJ" se i demtuari Cajup Haxhiraj ka plage te shumta ne trup te shkaktuara nga sacmat e ciftes dhe se i eshte nenshtruar nje nderhyrje te gjate kirurgjikale. Per momentin ai mbahet ne jete fal mjekimit intensiv, por bluzat e bardha thane se plaget jane te renda, kryesisht ne trup. Megjithese 33-vjecari eshte perpjekur te mbrohet duke iu larguar agresorit, plumbi e ka plagosur rende. Por nuk ka pasur te njejtin fat babai i tij, qe u qelluar disa here nga i dyshuari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›