Vret te moshuarin per kulloten
Vlore- Hyrjen e bagetive ne kullotat e kusheririt e paguan me jete. Nje i vrare dhe nje i plagosur pas sherrit mes dy familjeve te te njejtit fis ne fshatin Armen te Vlores. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te pasdites se djeshme, nderkohe qe i dyshuari ka arritur te arratiset dhe u prangos vetem ne mbremje. Reiz Haxhiraj, 73-vjec, mbeti i vdekur pas ekzekutimit monstruoz me nje arme cifte nga i dyshuari Luan Haxhiraj, kusheriri i tij i pare. Pas sulmit u plagos edhe djali i viktimes, Cajup Haxhiraj, qe gjendet ne spitalin e qytetit te Vlores nen kujdesin e mjekeve dhe ne rrezik per jeten. Policia vendore nisi hetimet dhe deklaroi zyrtarisht se krimi erdhi pas nje perleshje mes paleve per bagetite qe kishin hyre ne token e te dyshuarit.
Sherri
Rreth ores 14:00 te dites se djeshme, bagetite ne pronesi te Reiz Haxhiraj, duke kullotur kane hyre ne aren e kusheririt te pare te tij, Luan Haxhirajt. Kaq ka mjaftuar qe te nise konflikti mes dy te afermve qe edhe me pare kishin pasur konflikte mes tyre. Pasi ka pare bagetite ne aren e tij, Luani eshte nervozuar, ndersa plaku Reiz Haxhiraj ka shkuar menjehere duke i larguar nga kullota. Por megjithe nderhyrjen e menjehershme te tij, 44-vjecari ka nisur nje debat te ashper me te moshuarin duke kaluar deri ne ofendime. E menjehershme ka qene edhe kunderpergjigjja e Reizit, ndersa brenda disa minutave ka hyre edhe djali i tij ne debat, Cajup Haxhiraj, duke mbajtur krahun e babait. Kaq ka mjaftuar qe gjakrat te nxehen dhe perplasja te degjeneroje ne nje perleshje mes tre personave te te njejtit fis. Policia tha se jane perdorur grushte e shkelma, pasi ne trup jane dalluar fraktura te shumta.
Ekzekutimi
Pas sherrit Luan Haxhiraj dyshohet se ka shkuar ne banese dhe ka marre armen e gjahut. I eshte afruar te moshuarit dhe e ka shkrehur tre here armen mbi trupin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Madje nuk e ka ndalur sulmin e tij agresiv, duke tentuar edhe ekzekutimin e djalit te viktimes, Cajup Haxhirajt, por ky i fundit ka mundur te largohet. Sacmat e armes e kane prekur ne pjese te ndryshme te trupit duke i shkaktuar lendim. Banore te tjere kane ardhur ne ndihme te te demtuarve, kurse i dyshuari eshte arratisur nga banesa. Menjehere pas ngjarjes nje grup hetimor ka shkuar ne fshatin Armen duke marre masat per te shmangur nje gjakderdhje te metejshme apo hakmarrje dhe me pas nisen kerkimet per te dyshuarin.
Ornela Hila