Mberrijne vezhguesit e pare nderkombetare
PRISHTINE-Mbi 150 vezhgues te Rrjetit Evropian te Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ENEMO do te monitorojne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit ne Kosove.
Sic ben te ditur sesioni ne shqip i BBC. tashme ne Prishtine ka arritur nje ekip i vogel i ketij misioni per te pergatitur terrenin per vezhgimin e zgjedhjeve ndersa numri me i madh i vezhguesve do te vijne pak dite para votimeve.
Shefi i misionit te ENEMO-s Zllatko Vujovic ka thene se vezhguesit e Rrjetit Evropian te Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve do te jene te pranishem ne diten e zgjedhjeve ne rreth 700 vendvotime ne tere territorin e Kosoves.
Numri prej mbi 150 vezhguesve sa do te kete ky mision sipas tij megjithese nuk eshte i madh do te mjaftoje per te konstatuar nese procesi zgjedhor ne Kosove eshte zhvilluar ne pajtim me standardet nderkombetare.
Zoti Vujovic tha se ENEMO do te dale me qendrim per zgjedhjet nje dite pas mbylljes se kutive te votimit ndersa raporti perfundimtar qe do te permbaje edhe nje numer rekomandimesh per permiresimin e procesit zgjedhor do te publikohet disa dite me vone.
Vezhguesit e ketij misioni vijne kryesisht nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ato te Evropes Qendrore e Lindore.
Kjo eshte hera e dyte qe ENEMO do te vezhgoje zgjedhjet ne Kosove pas monitorimit te votimeve per pushtetit lokal qe u mbajten vitin e kaluar.
Krahas ketij misioni do te kete edhe nje numer vezhguesish te BE-se dhe te ambasadave te huaja qe do te monitorojne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare si dhe 4800 vezhgues vendore.
d.b/BalkanWeb