E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin grupi i dytë i muxhahedinëve, Ministria e Brendshme: Masa për strehim

TIRANE - Në orët e para të ditës së shtunë mbërritën në aeroportin e Rinasit edhe 30 muxhahedinë të tjerë, pjesë e grupit prej 210 personash që janë pranuar nga qeveria shqiptare për t'u strehuar në Shqipëri. 

Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në vendin tonë shkon në 44-të, pasi dy javë më parë mbërritën edhe 14 personat e parë. 

Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Muxhahedinët do të strehohen në qendrën e Azil Kërkuesve në Babrru. 

MINISTRIA: KEMI MARRË TË GJITHA MASAT PËR STREHIMIN E TYRE
Ministria e Brendshme nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat bën me dije se ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri. 

Ndërkohë, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit.

“Dje në datë 31 Maj 2013, ora 24.00, mbërriti në Rinas (Tiranë) grupi i dytë i muxhahidinëve prej 30 personash nga kampi Ashraf i Irakut, në vijim të zbatimit të marrëveshjes për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve, e cila është një përgjigje e qeverisë shqiptare ndaj kërkesës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Brendshme ka marrë të gjitha masat për akomodimin dhe qëndrimin e sigurt të këtyre personave në Qendrën e Pritjes së Azilkërkuesve në Shqipëri.

Ndërkohë, grupi i parë i ardhur me datë 6 Maj po përshtatet dhe kanë filluar tashmë kurset për mësimin e gjuhës shqipe. Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.

Në bazë të marrëveshjes së arritur, do të vijojë mbërritja e refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, pjesë e grupit prej 210 personave, që Qeveria Shqiptare ka vendosur t’i pranojë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria ka marrë përsipër sigurimin e një qëndrimi afatgjatë të tyre në vendin tonë, trajtimin sipas të gjitha standardeve të parashikuara nga e drejta ndërkombëtare dhe konventat e njohura nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

MUXHAHEDINËT
Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueste kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.

Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.
(a.k/e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›