Mbërrin i nxehti afrikan, temperaturat mbi 38 gradë
TIRANË- Pas një jave me mot të paqëndrueshëm, temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, të denja për mesin e korrikut.
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kjo javë do të jetë e nxehtë, me temperatura që do të kalojnë edhe 38 gradë celsius. Ditët më të nxehta pritet të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërkohë që përmirësimi i motit do të ndihet që sot, me diell të plotë dhe më vapë se ditët e shkuara.
Meteorologët flasin për ndikim të masave ajrore të nxehta mbi vendin tonë, që do të sjellin me vete edhe rritjen e temperaturave. Lajm i mirë ky për të gjithë ata që kanë planifikuar të kalojnë pushimet në bregdet.