Mberrin krocera me 500 turiste ne Durres
Mbi 500 turistë të huaj, kryesisht nga Turqia e Rusia kanë mbërritur në portin detar të Durrësit nëpërmjet kroçerës “Ocean Majesty”, për të parë nga afër zonat turistike që të ofron qyteti bregdetar.
Anija turistike mbërrin për herë të dyte në portin më të madh të vendit dhe sipas të dhënave të agjencisë përkatëse deri në tetor ajo do të lundrojë drejt Durrësit çdo fillim muaji.Kroçera “Ocean Majesty” është nisur nga Korfuzi (Greqi) për një tur mesdhetar 7 ditor. Turistët nga Turqia e Rusia pasi kanë vizituar ishujt dhe qytetet turistike të Greqisë dhe Turqisë kanë mbërritur në Durrës, stacioni i vetëm shqiptar para përfundimit të turit në portin kroat të Dubrovnikut.Turistët do të vizitojnë gjatë ditës qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Durrësit, ndërsa disa grupe janë nisur me autobuzë drejt Tiranës dhe Krujës. Porti i Durrësit kohe më parë u përzgjodh si një ndër destinacionet më të pëlqyera nga turistët që udhëtojnë me kroçera, lajm i cili u publikua me pas nga revista kanadeze “The Globe and Mail”.