Arsimi profesional rikthehen shkollat e nates
Rikthehen shkollat e natës. Këtë vit 400 të rinj të cilët për arsye punësimi nuk mund të ndjekin shkollën e mesme do të marrin mësime gjatë orëve të pasdites nëpër shkollat profesionale. Sipas Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj sistemi part-time do të zhvillohet më tej edhe me hapjen e kurseve të shkurtra profesionale.
Me hapjen e pesë shkollave të reja profesionale në degët turizëm, teknologji informacioni dhe shërbime, pritshmëritë e Ministrisë së Arsimit për vitin që vjen janë për një rritje në nivelin e 20% të regjistrimeve në arsimin profesional. Ministri Tafaj gjatë një takimi me drejtorët e drejtorive rajonale arsimore i ka porositur këta të fundit nëpërmjet informacionit që do të vënë në dispozicion për programeve të studimit të nxisin nxënësit e shkollave nëntë vjeçare të ndjekin arsimin profesional.
Për herë të parë këtë vit drejtues i bordit të shkollave profesionale do të jetë një sipërmarrës privat i cili bashkë me anëtarët e tjerë do të vendosë për programet studimore dhe kurikulat. Gjithashtu ka nisur puna për hartimin e teksteve të reja.