Mberrin misioni i KiE. Ne axhende 21 janari dhe Presidenti i ri
Mberrin ne Tirane misioni faktmbledhes i Keshillit te Europes i cili do te pergatise raportin per monitorimin e Shqiperise per ceshtjet e 21 janarit luftes ndaj korrupsionit dhe zgjedhjes se Presidentit te ri. Raportuesit e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes ceku Tomas Jirsa dhe moldavi Grigore Petrenco kane mberritur dje pasdite ne Shqiperine per te vleresuar ndjekjen e detyrimeve dhe angazhimeve te vendit anetar.
Diten e sotme priten takimet me drejtues te shtetit dhe lidere politike ndersa neser kane konferencen perfundimtare per shtyp.
Sipas nje komunikate per shtyp te KiE-se bisedimet do te perqendrohen mbi reformen zgjedhore dhe parlamentare luften kunder korrupsionit kontekstin e zgjedhjeve te ardhshme presidenciale si dhe mbi hetimin e ngjarjeve te 21 janarit.
Gjate dites se sotme delegacioni i Strasburgut do te takohen me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Drejtesise Eduard Halimi. Me pas do te zhvillohen bisedime me kreret e partive politike ku pritet te zhvillohen bisedime me kreun e selise roze Edi Rama kreun e LSI-se Ilir Meta si dhe me drejtues te tjere politike te partive parlamentare. Nje takim i rendesishem eshte lene te zhvillohet me Komisionin Parlamentar per hetimet e 21 janarit si dhe me Prokuroren e Pergjithshme. Ne fokusin e fakteve qe do te mbledhe dyshja e deputeteve Jirsa dhe Patrenco eshte pikerisht hetimi paralel qe zhvillohet si nga institucioni i pavarur i Prokurorise ashtu edhe nga komisioni i njeanshem parlamentar ku merr pjese vetem mazhoranca. eshtja e 21 janarit eshte nje nga problemet kyce te rezolutes qe do te miratohet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes ku pritet te jepet nje qendrim i prere me performancen qe shteti shqiptar i ka dhene nje ngjarjeje tragjike ku u vrane 4 protestues ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Pervec kesaj ceshtjeje reporteret e Strasburgut do te mbledhin fakte edhe per luften ndaj korrupsionit reformes parlamentare qe jane disa nga kushtet edhe te Bashkimit Europian per Shqiperine. Nje ceshtje e re qe eshte perfshire ne axhenden e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes eshte edhe problemi i zgjedhjeve te reja presidenciale qe do te zhvillohen ne korrik. Ne menyre te qarte ne deklaraten per shtyp qe eshte shperndare nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes theksohet se zgjedhjet e ardhshme presidenciale do te jene pjese e raportit faktmbledhes te dy parlamentareve te cilet do te pergatisin edhe tekstin e rezolutes. Keshtu pervec Bashkimit Europian i cili nepermjet Parlamentit Europian edhe Komisionit do te hartoje nje dokument te posacem para zhvillimit te zgjedhjeve te Presidentit edhe Asambleja e Strasburgut do te kete nje pike te vecante ne rezoluten qe do te miratohet pas raportimit te deputeteve Jirsa dhe Petrenco. Shqiperia ne maj merr kryesimin e keshillit te Ministrave te Keshillit te Europes por realisht vendi yne eshte ende nen monitorimin e Asamblese Parlamentare te KiE-se. Natyrisht per nivelin e demokracise.
var disqusshortname = gazetashqip var disqusidentifier = co-f0aff82f0438b40c0d80ee841eb72dff function var dsq = document.createElementscript dsq.type = text/javascript dsq.async = true dsq.src = http// - disqusshortname - .disqus.com/embed.js document.getElementsByTagNamehead0 document.getElementsByTagNamebody0.appendChilddsq LAJMI FUNDIT Reforma 50 shqiptare mund te largohen nga Ministria e Jashtme e Maqedonise 26 minuta me pare ... Nese kryhen shkurtimet do te ulet perqindja e shqiptareve ne administrate Vizita e Thacit ne SHBA prish agjenden e Tadic 2 ore me pare ... Presidenti serb kishte programuar nje vizite zyrtare keto dite Kuvend PD bllokon mandatin e PS ne Durres 15 ore me pare ... Partia Demokratike bllokon mandatin e deputetit te PS-se te lene ... PD propozon Elvis efen ne vend te Kreshnik Spahiut ne KLD 15 ore me pare ... Partia Demokratike ka firmosur me deputetet e saj nismen per ... Moratoriumi Berisha Nisme e papranueshme nga opozita lejimi i skafeve 18 ore me pare ... Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si te papranueshme nismen ... Kosove lirohen policet e arrestuar nga Serbia 22 ore me pare ... Policet i jane dorezuar EULEX-it. Pritet te arrijne pasdite ne Kosove